Kristi Bylykbashi
Fizioterapist i licencuar. Rehabilitim pas ndërhyrjeve ortopedike, terapi manuale dhe rehabilitim sportiv — në shtëpinë e pacientit, në Tiranë dhe Durrës.
Formimi akademik
Kristi Bylykbashi është fizioterapist i licencuar, me diplomë Bachelor në Fizioterapi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT), Tiranë, dhe Master Shkencor në Shkenca të Sportit dhe Ushtrimeve (Sport and Exercise Science) nga University of Roehampton, Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë studimeve master, ai ka thelluar njohuritë në biomekanikë, fiziologji dhe nutricion klinik, si dhe në mënyrën se si këto principe ndikojnë rikuperimin fizik dhe përshtatjen ndaj aktivitetit atletik.
- Master Shkencor — Sport and Exercise Science University of Roehampton, Londër, Mbretëria e Bashkuar
- Bachelor — Fizioterapi Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT), Tiranë
- Fizioterapist i licencuar Praktikë klinike në rehabilitim ortopedik dhe sportiv
Eksperienca profesionale
Eksperienca klinike përfshin rehabilitimin e pacientëve pas ndërhyrjeve ortopedike, specifikisht në artroplastikën totale të gjurit dhe atë koksofemorale, si dhe në osteosintezën e frakturave të femurit.
Gjithashtu, ka eksperiencë në trajtimin e cervikalgjive, lumbalgjive, çrregullimeve posturale, spinës kalkaneare, bursitit dhe tendinopative.
Qasja ndaj trajtimit
Qasja e tij ndaj fizioterapisë bazohet në kombinimin e terapisë manuale, ushtrimeve terapeutike dhe rehabilitimit të bazuar në lëvizje, duke e përshtatur trajtimin sipas gjendjes, nevojave dhe objektivave individuale të çdo pacienti.
Qëllimi është të ndihmojë pacientët të rikthejnë lëvizshmërinë, forcën, funksionin dhe pavarësinë fizike, duke i udhëhequr në mënyrë progresive drejt rikthimit në aktivitetet e tyre të përditshme dhe fizike.