Klinikë Fizioterapie Kristi Bylykbashi · Fizioterapist
Seancat zhvillohen vetëm në shtëpinë tuaj — nga viti 2024.

Klinikë Fizioterapie

Fizioterapist i licencuar, i kualifikuar në terapinë manuale, rikuperimin post-operator, korrigjimin postural dhe trajtimin e dhimbjes — i disponueshëm në Durrës dhe Tiranë.

Terapi manuale në gju gjatë një seance fizioterapie
068 319 9967përgjigjem brenda ditës 3000 Lpër seancë, çdo shërbim Falaskonsulta e parë Tiranë · Durrëszona e shërbimit

Fizioterapi në shtëpi

Vij te ju me pajisjet e nevojshme dhe e vlerësoj gjendjen aty ku lëvizni çdo ditë: në krevatin tuaj, në shkallët tuaja, në karrigen ku rrini orë të tëra. Programi ndërtohet mbi këto kushte reale, jo mbi një sallë të standardizuar.

Pas vitit 2024 kjo është e vetmja mënyrë në të cilën punoj. Nuk kam ambient klinike dhe nuk pres pacientë për vizita – për ju kjo do të thotë:

  • Nuk udhëtoni dhe nuk prisni në radhë
  • Vlerësim në ambientin ku lëvizni realisht
  • Orari caktohet sipas ditës suaj, edhe pasdite
  • Pajisjet e seancës i sjell unë
  • Familja mëson si t'ju ndihmojë mes seancave
  • Ushtrimet ju mbeten të shkruara për t'i vazhduar vetë

Shërbimet

  • Terapi manuale

    3000 L / seanca

    Trajtim i specializuar që realizohet plotësisht me duar, pa aparatura. Përfshin mobilizimin e kyçeve, lirimin e tensionit dhe nyjeve muskulore. Ideale për dhimbjet e qafës, shpinës, shpatullave dhe bllokimet në lëvizje.

  • Korrigjim postural

    3000 L / seanca

    Vlerësim i shtyllës kurrizore dhe ushtrime të udhëzuara hap pas hapi për përmirësimin e qëndrimit. Ideale për personat që punojnë ulur dhe vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës, mesit apo shpatullave.

  • Rikuperim post-operator

    3000 L / seanca

    Riaftësim i sigurt në shtëpi pas ndërhyrjeve si proteza e gjurit, ijes apo frakturave të ndryshme. Fillon me rikthimin e lëvizshmërisë dhe ecën drejt rifitimit të forcës dhe pavarësisë suaj të plotë.

  • Rehabilitim sportiv

    3000 L / seanca

    Program specifik riaftësimi për sportistët pas tërheqjeve muskulore, lëndimeve të ligamenteve dhe inflamacioneve. Ngarkesë e llogaritur hap pas hapi për t'u kthyer në fushë me performancë maksimale dhe pa dhimbje.

  • Fizioterapi neurologjike

    3000 L / seanca

    Për pacientët që rikuperohen nga ishemia cerebrale, dëmtimet nervore apo sëmundje si Parkinson dhe skleroza multiple. Fokus i veçantë te rikthimi i ekuilibrit, koordinimit dhe pavarësisë në lëvizje.

Numri i seancave nuk caktohet paraprakisht — del pas vlerësimit të parë dhe rishikohet gjatë ecurisë.

Si funksionon

  1. Më shkruani në WhatsApp

    Tregoni me pak fjalë çfarë ju dhemb, prej sa kohësh, dhe nëse keni bërë operacion ose keni pësuar dëmtim.

  2. Ju bëj disa pyetje

    Pyes për diagnozën, ekzaminimet e kryera, mjekimin dhe punën apo sportin që bëni. Kjo më kursen kohë në seancën e parë.

  3. Konsultë falas

    Ju them hapur nëse fizioterapia ju ndihmon, çfarë përmirësimi është realist dhe sa seanca mendoj se duhen. Nëse rasti juaj është për mjek e jo për fizioterapi, jua them po ashtu.

  4. Seanca e parë në shtëpinë tuaj

    Caktojmë orarin, vij te ju me pajisjet dhe fillojmë me vlerësimin dhe trajtimin.

Nis bisedën

Fizioterapi në Tiranë dhe Durrës

I disponueshëm në Tiranë dhe Durrës. Seancat zhvillohen në komoditetin e shtëpisë suaj. Orari caktohet paraprakisht në WhatsApp; mbaj edhe orare pasdite për ata që punojnë deri vonë.

Zonat në Tiranë: Qendër · Blloku · Komuna e Parisit · Tirana e Re · Don Bosko · Ali Demi · Laprakë · Kombinat · Astir · Yzberisht · Selitë · Sauk · Farkë · Kinostudio · Fresk · Kashar

Zonat në Durrës: Qendër · Currila · Plepa · Shkozet · Kënetë · Plazh · Spitallë · Sukth · Shijak · Rrashbull

Kush ju trajton

Kristi Bylykbashi — fizioterapist i licencuar. Bachelor në Fizioterapi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT), Tiranë, dhe Sport and Exercise Science MSc nga University of Roehampton, Londër.

Eksperienca ime është kryesisht në rehabilitim pas ndërhyrjeve ortopedike, si dhe në trajtimin e cervikalgjisë, lumbalgjisë, çrregullimeve posturale, bursiteve dhe tendinopative.

Profili i plotë

Pyetje të shpeshta

A mund të vij te ju në klinikë?
Jo. Nga viti 2024 punoj vetëm në shtëpinë e pacientit, në Tiranë dhe Durrës. Nuk kam ambient pritjeje.
Sa kushton një seancë?
3000 L, e njëjta tarifë për të gjitha shërbimet. Konsulta e parë në WhatsApp është falas dhe pa detyrim.
Sa seanca më duhen?
Nuk mund ta them pa ju parë. Një numër orientues jua jap pas vlerësimit të parë dhe e rishikoj gjatë programit.
A më duhet referim mjekësor?
Jo i detyrueshëm. Por nëse keni diagnozë, raport operacioni ose ekzaminime imazherike, i shoh me kënaqësi — ndihmojnë që programi të nisë nga vendi i duhur.
Çfarë duhet të përgatis në shtëpi?
Vetëm një hapësirë sa një dyshek dhe rroba të lehta. Pjesën tjetër e sjell unë.

Kontakt

Më shkruani në WhatsApp me situatën tuaj. Ju kthej përgjigje brenda ditës, ju bëj disa pyetje dhe konsulta e parë është falas.

068 319 9967 Shkruaj në WhatsApp